Kryeministrja kërkon ndjesë për fëmijët inuitë të sjellë forcërisht në Daninmarkë (fotot)

09/03/2022 20:26

Kryeministrja e Danimarkës i ka kërkuar sot ndjesë personalisht gjashtë inuitëve etnikë nga Groenlanda të mbijetuar nga 22 fëmijë që ishin marrë me forcë nga familjet e tyre 70 vjet më parë.

Ata ishin pjesë e një “eksperimenti social” për krijimin e një “elite” danisht-folëse nga popullsia vendase, në eventin e kritikuar gjerësisht pas daljes në dritë vitet e fundit.

“Ajo që u detyruat të kaloni ishte e tmerrshme. Ishte jo-njerëzore dhe e padrejtë”, i tha kryeministrja Mette Frederiksen gjashtë të mbijetuarve në një ceremoni në kryeqytet.

“Ne marrim përgjegjësinë dhe bëjmë atë që është e drejtë në sytë tanë, t’ju kërkojmë ndjesë për atë që ka ndodhur”, tha ajo.

Verën e vitit 1951, 22 fëmijë inuitë të moshave nga pesë deri në tetë vjeç u dërguan në Danimarkë nga Groenlanda, e cila asokohe ishte koloni daneze dhe tani ka fituar pavarësinë.

Prindërve u ishte premtuar se fëmijët do të kishin një jetë më të mirë, do të mësonin gjuhën daneze e më vonë do të ktheheshin në Groenlandë.

Prej atëherë fëmijëve nuk iu lejua të kontaktonin me familjarët.

Pas dy vjetësh 16 prej tyre ishin dërguar në shtëpi në Groenlandë por u vendosën në një hetimore dhe sot vetëm gjashtë prej tyre janë gjallë.

FOTO GALERI
1/6
Kater muajt e pare femijet inuit i kaluan ne kampin Fedgaarden ne Danimarke

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA