24/11 17:59
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Emily Shaqiri.
Vajza e Ilir Shaqirit foli rreth dedikimit të djeshëm në rrjetet sociale me rastin e 8 Marsit.
Ajo gjithashtu tregoi takimin me të atin pas përfundimit të “Big Brother”.
“Mund të themi që kishim aq shumë emocion sa për fjalët s’ kishte shumë hapësirë. U përqafuam shumë fort dhe me dukej pak çudi ta shihja nga afër. Më dukej më i bukur”, tha ajo duke qeshur.
Më tej tregoi se Ilirin e priti një “pjestar” i ri në familje. Gjatë kohës që balerini ishte në shtëpinë e “Big Brother Vip”, e shoqja dhe e bija kishin blerë një mace.
Top Channel