22/12 20:40
Një bretkosë bën xhiro falas në kopshtin e një shtëpie, në kurrizin e një zvarraniku.
Amfibi “dinak” dukej mjaft i kënaqur pasi u ngjit në kurrizin e zvarranikut që nuk kundërshtonte.
Gjithsesi hardhuca ngjyrë portokalli dukej pak e habitur të trajtohej si një “shërbim taksi.”
Fotografi Dzulfikri 50 vjeç, shkrepi momentet në kopshtin e tij në ishullin Java, Indonezi, në të cilat komentonte: “Ato duket se po pozojnë të dyja për kameran”.
“Isha me fat që bretkosa i kërceu në kurriz në momentin e duhur”.
“Unë u surprizova shumë” tha fotografi me fat.
Top Channel