Xhemal Bushati, kandidati i PD për bashkinë Shkodër u rendit i treti në zgjedhjet e 6 marsit ndërsa fitoren e mori Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për fitoren e tij, në mbledhjen me kreun e PD, Bushati tha se Voltana Ademi e ka mbështetur dhe u bënte presion qytetarëve për t’i dhënë vota.

Xhemal Bushati: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë,  administratën, PSD e Foltore. Kishim Bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush.

Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet t’i japim shpresë njerëzve. Ngrije zërin kryetar. Kërkoju llogari.

Top Channel