22/12 20:40
Erioni zgjodhi që të deklarohet me Mikelën duke vendosur që të heqë dorë nga Rrushja. Kjo e fundit, në takimin me Astritin tha se Erioni ka vdekur për të.
Astriti: Ai nuk ka pasur ndjenja, thjesht ka bërë lojë.
Rrushja: Për të ndjerë, ka ndjerë, e di shumë mirë, por e di që do i bjerë pishmanit, por koha bën të vetën por ka vdekur për Rrushen.
Këtë deklaratë e sqaroi edhe në studio duke thënë:
“Përderisa u deklarua, nuk ka interes as të njihet as si shok as si dicka më shumë. Përderisa kam pasur takime dhe ndjesi, nuk e kam qef të mbetet miqësi.”
Top Channel