Komisioni Europian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thëne se Europa do të heqë varësinë ndaj naftës ruse në 2/3 këtë vit, ndërsa deri në vitin 2030, do të jetë plotësisht e pavarur nga nafta ruse.

Në një reagim të ndarë në rrjetin social “Twitter”, Komisioni Europian thekson se për të ndaluar naftën ruse dhe për të siguruar furnizimin, vendeve të BE-së do tu kërkohet të sigurojnë depozitat nëntokësore të gazit të cilat duhet të jenë të mbushura të paktën deri në 90%, deri në tetor të ço viti.

Pasiguria në furnizim po rrit presionin mbi çmimet e energjisë në Evropë. Për ta ndaluar atë dhe për të siguruar furnizimin tonë me gaz, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë që depozitat nëntokësore të gazit të mbushen deri në të paktën 90% të kapacitetit të saj deri në 1 tetor të çdo viti. Gjithashtu do të ndihmojmë qytetarët dhe bizneset që të përballen me ndikimin e çmimeve të larta të energjisë në muajt e fundit. Vendet e BE-së do të kenë mundësinë të rregullojnë çmimet dhe të rishpërndajnë të ardhurat nga fitimet e larta të sektorit të energjisë dhe tregtimi i emetimeve për konsumatorët”, shkruan KE në Twitter.

 

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të naftës që BE importon çdo vit.

Top Channel