Komisioni Europian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thëne se Europa do të heqë varësinë ndaj naftës ruse në 2/3 këtë vit, ndërsa deri në vitin 2030, do të jetë plotësisht e pavarur nga nafta ruse.
Në një reagim të ndarë në rrjetin social “Twitter”, Komisioni Europian thekson se për të ndaluar naftën ruse dhe për të siguruar furnizimin, vendeve të BE-së do tu kërkohet të sigurojnë depozitat nëntokësore të gazit të cilat duhet të jenë të mbushura të paktën deri në 90%, deri në tetor të ço viti.
“Pasiguria në furnizim po rrit presionin mbi çmimet e energjisë në Evropë. Për ta ndaluar atë dhe për të siguruar furnizimin tonë me gaz, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë që depozitat nëntokësore të gazit të mbushen deri në të paktën 90% të kapacitetit të saj deri në 1 tetor të çdo viti. Gjithashtu do të ndihmojmë qytetarët dhe bizneset që të përballen me ndikimin e çmimeve të larta të energjisë në muajt e fundit. Vendet e BE-së do të kenë mundësinë të rregullojnë çmimet dhe të rishpërndajnë të ardhurat nga fitimet e larta të sektorit të energjisë dhe tregtimi i emetimeve për konsumatorët”, shkruan KE në Twitter.
Uncertainty on supply is rising pressure on energy prices in Europe.
To stop it and secure our gas supply, EU countries will be required to ensure that underground gas storage is filled up to at least 90% of its capacity by 1 October each year. #EUGreenDeal pic.twitter.com/n9hEj9x5Ni
— European Commission 🇪🇺 (@EU_Commission) March 8, 2022
Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të naftës që BE importon çdo vit.
Top Channel