
Palestinezët u përleshën sot me ushtrinë izraelite e cila shkatërroi shtëpitë e familjeve të dy të dyshuarve për vrasjen e një banori të kolonive izraelite atje.
Ngjarja ndodhi pranë qytezës së Jenin në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor ku ndërtimi i kolonive të reja izraelite ka shkaktuar tensione të rënda mes banorëve.
Vëllai i të zotit të një prej shtëpive të shkatërruara tha për rrjetin AFP se akti ishte një dënim kolektiv dhe i padrejtë nga ushtria e Izraelit:
“Kjo shtëpi ka dy apartamente në një ndërtesë, shtëpia e Mohamed Jaradat dhe e djalit të tij Ibrahim Jaradat, të cilët tani do të mbeten të pastrehë”.
Ahmed Jaradat, pronari i shtëpisë së shkatërruar, tha:
“Mesazhi im për pushtuesit është se kjo është një padrejtësi e madhe. Dënimi kolektiv nuk ekziston as këtu në tokë as në jetën e përtejme”.
“Kudo në botë, cilido që shkel ligjin dënohet personalisht, dhe jo e gjithë familja e tij. Çfarë mund të presë Izraeli nga ne nëse na shkatërron shtëpitë?’”
Top Channel