OKB: Furnizimet jetike mjekësore po mbarojnë në Ukrainë

08/03/2022 12:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sulmet ndaj spitaleve, ambulancave dhe objekteve të tjera të kujdesit shëndetësor ukrainas janë rritur “me shpejtësi”.

Gjithashtu, OKB ka bërë me dije se ditët e fundit edhe furnizimet jetike mjekësore po mbarojnë.

Reuters ka bërë me dije se OKB të hënën konfirmoi se 9 persona kishin vdekur në 16 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor që nga fillimi i një pushtimi rus.

Drejtori rajonal i Evropës Hans Kluge tha se OKB po punon për të marrë urgjentisht furnizime mjekësore për Ukrainën. Ndër furnizimet që po mbarojnë janë oksigjeni, insulina, PPE, furnizimet kirurgjikale dhe produktet e gjakut. Sipas tij, oksigjeni, vaksinat e fëmijëve dhe ekspertiza e shëndetit mendor ishin ndër prioritetet e tyre kryesore, si dhe nevojat e grave.

Më tej, Kluge shtoi se konfliktet e mëparshme kanë treguar se vajzat adoleshente, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e moshuara janë më të rrezikuara nga sulmet e njerëzve jashtë shtëpisë dhe nga grupet e armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA