OKB njofton se deri më tani janë rregjistruar 1207 viktima civile në Ukrainë nga pushtimi rus i nisur në 24 shkurt.
Sipas shifrave të fundit të OKB-së, në këtë numër përfshihen 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur.
Ndërsa, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell tha se ka mundësi që shifrat të jenë shumë më të larta nga sa janë raportuar.
Gjithashtu, OKB-ja raporton se pjesa më e madhe e të lënduarve kanë qenë pre e sulmeve ajrore dhe armëve shpërthyese nëpër qindra ndërtesa banimi të shkatërruara anembanë Ukrainës.
Shifrat e fundit të OKB-së thuhet se afro 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.
Po ashtum OKB, kritikoi ligjet e vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg deri në 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion “të rremë” në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse.
Top Channel