Aurela Nasedkin, blogerja shqiptare ka rrëfyer në “Shqipëria Live” se si u njoh me bashkëshortin e saj dhe u largua nga Shqipëria me skaf për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Në një kohë kur situata është e vështirë në Ukrainë dhe njerëzit po nxitojnë të largohen nga shteti, Aurela tregoi se thuajse të njëjtën situatë e ka përjetuar vite më parë kur qëndroi një javë pa ngrënë e pa pirë në një pyll të Italisë.

“Babai i djalit tim më propozoi në gjimnaz, erdhi tek babai im, kërkoi dorën time dhe thashë okej se kisha familje shumë të varfër nga ekonomia. Baba ii djalit kishte ikur aso kohe në Gjermani dhe erdhi të vizitonte mamanë e vet në fshatin tonë. Kur u largua ai, pas një viti dërgoi paratë që të shkoja në Gjermani dhe të bashkëjetoja me të. Në skaf isha me vëllezërit e bashëshortit. Ne jemi larguar me skaf në Lecce, kemi ndejtur një javë pa ngrënë e pa pirënë një pyll derisa të vinte një person të na çonte në Romë. Edhe burri im në atë kohë nuk kishte letra, por erdhi në makinë”, tha Aurela.

Momentin më të vështirë të jetës e cilëson atëherë kur ndërroi jetë babai i djalit të saj dhe trupin e tij duhet ta çonte në Shqipëri.

“Momenti më i vështirë ishte kur babai i djalit vdiq. Kur shkova në Kanada, u ndava se nuk ishte personi që e shikoja jetën me të. Në të njëjtën kohë, ishte babai i djalit tim, e doja dhe e respektoja. Ai ishte një person që më hoqi nga Shqipëria dhe këtë nuk ia harroj kurrë në jetën time. Pasi u ndava, një vit më vonë pati një aksident dhe humbi jetën. Djali ishte 5-6 vjeç dhe kaloja shumë mirë me mamanë e vëllezërit e tij sepse i konsideroja familje sepse kisha djalin në mes. Ata më kërkuan të çoja trupin e bashkëshortit në Shqipëri”, shtoi Aurela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA