Lufta në Ukrainë, mijëra refugjatë dynden në Gjermani dhe Francë

08/03/2022 14:59

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, autoritetet gjermane dhe franceze raportojnë se mijëra refugjatë ukrainas janë dyndur në Gjermani dhe Francë.

Gjermania regjistron mbi 64,000 refugjatë nga Ukraina

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë më shumë se 64,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani, më shumë se 14,310 refugjatë nga një ditë më parë.

Ndërsa ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë Marlène Schiappa ka raportuar se gati 5,000 ukrainas kanë mbërritur në vend Francë.

“Ne kemi afër 5000 njerëz nga Ukraina që kanë mbërritur në Francë. Është një vlerësim aktual; çdo ditë kemi ardhje të reja”, tha ajo.

Schiappa tha se çdo ukrainas që ka nevojë për strehim do ta merrte atë në Francë, po jo të gjithëve. Disa prej tyre u ofrohet një “status i përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit.

Ndërsa, komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët ka thënë më herët se më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë. Por, mendohet se shifrat mund të jenë më të larta nga sa raportohen, të paktën siç thuhet nga disa zyrtarë të huaj.

Top Channel