Kreu i PD në Mat: Nuk duhet të gjuajmë me gurë të parin e shtëpisë tonë, mbështesni Bashën

08/03/2022 19:48

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve për analizën e rezultatin. Kreu i PD në Mat, Arjan Lika bëri thirrje që të gjithë të mbështesin Bashën, jo të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ndër të tjera, tha se nuk duhet gjuajtur me gurë i pari i shtëpisë. Vendimin e tij për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD e cilëson si më të mirën për këtë shtëpi.

Ndërsa për kandidatët thotë që të mos mërziten dhe i uron që morën përsipër përballjen për zgjedhjet e 6 marsit.

Arjan Lika: Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të benë më pranë njerëzve

Nuk duhet gjuajtur me gruë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një i ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara.

Top Channel