Në mbledhjen me krerët e degëve për analizën dhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, Lulzim Basha tha se secili duhet të mbajë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë.

Ndër të tjera tha se për një parti më të fortë duhen bërë ndryshime e të tejkalohet kulti i individit.

Basha: Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë.

Ndërkohë, në mbledhje, një pjesë e mirë e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme dhe kryetarët e degëve kanë kërkuar që të vijojë mbështetja ndaj Bashës dhe të mos japë dorëheqjen.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

Top Channel