Fitoi Eurovizionin me këngën për luftën, këngëtarja: Jam e frikësuar, qëndrova 5 ditë në kufi për tu larguar nga Ukraina

08/03/2022 16:45

Jamala mori fitoren e Eurovision në vitin 2016 me këngën “1944” që i referohej luftës në Ukrainë ndërsa tani është e detyruar ta provojë vetë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Jamala tha se është shpërngulur në Turqi së bashku me 2 fëmijët, ndërsa bashkëshorti i saj ka qëndruar në Ukrainë për të dhënë ndihmë për qytetarët.

Ndër të tjera, Jamala tha se është e frikësuar dhe do të përdorë zërin e saj për të treguar gjithçka po shkaktojnë forcat ruse.

 “Kam vetëm një javë që jam shpërngulur në Turqi, u zgjuam nga zhurmat e shpërthimeve dhe kemi pritur 5 ditë që të kishim mundësinë të largoheshim. Jam me fëmijët ndërsa bashkëshorti është në Ukrainë. Ai qëndroi që të mbrojë shtëpinë tonë, vendin tonë, familjen tonë dhe bën punë vullnetare, ndihmon njerëzit që të shkojnë në kufi.

Ai nuk është në Kiev, nuk mund ta them se ku qëndron se mund të jetë e rrezikshme. Jam e shqetësuar për të gjithë kolegët që ndodhen në një bunker duke u ruajtur. Do ta përdor zërin tim për të treguar gjakderdhjen që po shkakton Vladimir Putin”, tha Jamala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA