Drejtori i CIA-s: Katër parashikimet që Putini i llogariti keq në luftën kundër Ukrainës

08/03/2022 17:34

Drejtori i CIA-s, Bill Burns është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur që të pushtojë Ukrainën, por duket se parashikimet e tij për ecurinë e luftës, nuk i kanë dalë siç i priste.

Sipas Burns, Putini besonte se me përdorimin e forcës, Ukraina do të pushtohej pasi ishte e dobët dhe mund të frikësohej lehtë. Së dyti, sipas tij, Putin besonte se europianët, sidomos francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe e urrenin të rrezikonin duke ndërhyrë.

Drejtori i CIA-s, është shprehur se Putin u tregua i gatshëm për luftën, pasi edhe më parë i kishte provuar sanksionet dhe i kishte bërë gati rezervat. Supozimi i katërt i Putinit sipas Burns ishte se ai mendonte që ushtria e tij e përgatitur do të ishte e aftë për një fitore të sigurtë dhe me kosto minimale.

“Ai tashmë ka provuar se ka gabuar në çdo pikë,” tha Burns.

Pandemia globale Covid-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht,” shtoi ai.

 

Top Channel