Bora Zemani uron gratë për 8 mars: Lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush! Bëhu njeri i bukur

08/03/2022 17:57

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka bërë një postim të veçantë për “Ditën e Gruas”.

Me anë të një postim në Instagram ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, i jep mesazh të gjitha grave duke thënë se “lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush përveç teje”.

Bora shton se është e lumtur që njeh çdo ditë gra të pavarura, sipërmarrëse të zgjuara dhe me vetëbesim. “Bëhu njeri i bukur”, shkruan Bora duke i thënë të gjitha vajzave se nuk duhet të kenë frikë për të bërë krenar prindërit.

“Gëzuar 8 marsin krijesës më të bukur!

Dua të uroj sot të gjitha ato gra që pavarësisht vështirësive e sakrificave ia kanë dalë me vendosmëri, duke mos u dorëzuar kurrë.

Nuk do lodhem asnjëherë së thëni se nënat shqiptare janë heroina, gruaja shqiptare është shembull.

Jam shumë e lumtur që njoh çdo ditë e më shumë gra të pavarura, sipërmarrëse, të zgjuara, të bukura, me plot vetëbesim.

Eshtë e rëndësishme të jesh grua e vetëpërmbushur sepse lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush tjetër vec teje.

Rritini vajzat tuaja me ketë frymë dhe akoma më tepër djemtë tuaj… të ndihen krenarë për një nënë të tillë dhe nesër për një partnere të tillë. Mos ki frikë të jesh vajza që bënë krenar prindërit e saj, një nënë e mrekullueshme, një bashkeshorte besnike, një grua e suksesshme, një nxënëse e përjetshme që gjithmonë kërkon të mësojë e të rritet me shumë. Bëhu NJERI I BUKUR! Gratë munden të jenë të gjitha këto, gratë janë të forta!” është postimi i plotë i Bora Zemanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA