A do pengojë situata në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen

08/03/2022 10:13

Rritja e pagës minimale nuk do të ndikohet nga situata e vështirë që po përjeton vendi dhe gjithë bota, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të martë në një takim me gazetarët.

Nisur nga pyetja e gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se sa do ndikojë situata e vështirë aktuale në pagën minimale, investimet apo taksat e biznneseve, Rama theksoi se gjithashtu do të rriten pagat e mësuesve, mjekëve apo ushtarakëve.

“Rritja e pagës minimale, zerimi i taksës mbi rrogën, mbajtja e biznesit të vogël me 0 taksë, 0 taksë deri 140 mln 0, rritja e pagës së mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe investimet, por të gjitha me ndihmën e zotit tani se çfarë sjell ora, nuk sjell viti këtu në këtë botë që jemi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama premtoi më parë se vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës minimale, e cila këtë vit ka shkuar në 30 mijë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA