Ditën e sotme, “Wake Up” nisi nën moderimin e Isli Islamin me Einxhel Shkirën. Në fund, ish banorja e BB VIP foli për rrugëtimin e saj në reality show, tregoi si e ka pritur familja rikthimin në shtëpi.
“Ishin shumë të lumtur. Shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë. Ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së BB VIP”, tha Shkira.
Ndër të tjera tha se qëndroi me njerëz pozitiv sapo doli dhe nuk ishte e vështirë të përshtatej me botën jashtë.
“Përtej karakterit tim, natyrë e fortë. Nuk më pëlqen të më ik situata nga duart. Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv. Nuk e lashë veten të binte në mes të informacionit të madh. Nuk u izolova, pasi kam dalë në qendra tregtare, lokale dhe klub. Njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time. Unë jam Einxhel që isha para se të hyja në BB VIP”, tha Einxhel.
Më pas Isli i përmendi Beatrix Ramosajn, e cila e ka pasur paksa të vështirë përshtatjen me botën jashtë. Einxheli rrëfeu se kanë komunikuar, por nuk janë takuar ende.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.
Top Channel