“Ditë e vrenjtur…”/ Basha drejt humbjes, asnjë koment për zgjedhjet e pjesshme në takimin me mësuesit

07/03/2022 10:41

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me disa nga mësuesit në Tiranë, me rastin e festës së 7-marsit, ku nuk dha asnjë koment të drejtëpërdrejtë për zgjedhjet e djeshme.

Teksa uroi mësuesit dhe i vlerësoi për rolin e tyre në arsim, Basha iu referua rezultatit të zgjedhjeve ku është drejt humbjes se thellë jo vetëm me PS-në, por edhe me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ku tha se sot është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit.

“Një falenderim të thellë për gjithçka keni bërë për brezin e ri. Urimin për 7 marsin e bëra në nisje, por për fat të keq nuk jemi rreth një tryeze feste. Nuk mund të jemi rreth një tryeze feste sepse situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Në vend që mësusesit t’ju ofrohen reforma, kushtet dhe të ngrihen aty ku e meritojnë, sot ndodhen në pozita të pafavorshme. Pagat janë zbritur krahasuar me rajonin. Këto janë probleme shumë të mëdha që vetëm kanë ardhur duke u rënduar, sepse ka munguar përputhja e fjalëve me veprat, me fjalë buxheti në arsim do ishte rritur dhe ky do kishte qenë lajm i mirë që s’do kishte shqiptarë që s’do e kishte përkrahur. E kundërta ka ndodhur, edhe si përqindje, mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit.

Edhe pse është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit, dua tju uroj gëzuar festat gjithë mësuesve gëzuar 7-marsin. Gjithçka që kemi arritur në jetë, ju dedikohet ju njësoj si prindërit biologjik”, tha Basha.

Top Channel