Basha: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, u detyrua administrata. Janë përfshirë dhe bandat

07/03/2022 11:55

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore duke thënë se në votime morën pjesë 30% të shqiptarëve ndërsa pjesa tjetër zgjodhi të braktiste zgjedhjet.

Ndër të tjera, thekson se në këto 30%, u detyrua administrata të merrte pjesë në zgjedhje ndërsa pretendon se janë përfshirë edhe bandat.

Basha:  Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik. Gjithë konstatimet që doni të bëni sot, është e drejta juaj. 30% ka marrë pjesë në votime, administrata u detyrua që të marrë pjesë. Bandat morën pjesë.

U mohuan komisionerët. Por të gjitha zbehen para braktisjes së procesit, pjesë e përgjegjesisë është edhe lufta e sulmet që i janë bërë PD. 30% flet qartë! Ku janë qytetarët e Shkodrës? Shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit dhe pjesë e kësaj është lufta e denigrimi. Një nga gabimet që bëjmë shpesh është kapërcimi i konkluzioneve. Faktet janë të forta. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka. PD nuk është pronë personale.

Top Channel