Autoritete ukrainase: 8 të vrarë në Kharkiv gjatë 24 orëve të fundit

07/03/2022 10:02

Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës ka njoftuar se të paktën 8 persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit.

Me anë të një deklarate të hënën, Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës tha se një bombë që ndodhi rreth orës 19:15 me kohën lokale, shkatërroi ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.

Po ashtu ka pasur edhe zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit. Autoritete bëjnë me dije se rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve.

Ndërkohë, ditën e sotme,  Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ndalojë të shtënat të hënën, për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol.

Top Channel