Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka uruar festën e “7 Marsit” për të gjithë mësuesit në këtë ditë të shënuar për ta.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin për të gjithë mësuesit e mësueset në ditën e tyre të shënuar, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”, shkruan Rama.
Ai ka zgjedhur një video me urime nga mësues të ndryshëm, për t’i treguar dhe theksuar vlerat, rëndësinë dhe misionin e rëndësishëm të figurës së mësuesve.
Njëri nga mësuesit tha se mësuesit janë simbol i humanizmit dhe i ndriçimit të mendjes.
Disa urime të tjera të mësuesve në video ishin: “Ky urim shkon për mësuesit që profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision”; “Ky profesion është i bukur dhe plotë sfida, nëse e zgjidhni duhet të jeni nxënës të mirë gjithë jetën”; “Urimi shkon për të gjithë mësuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë”.
Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
Top Channel