Të gjithë presin pranverën, ndërsa në malin e Dajtit vijojnë reshjet e dëborës
06/03/2022 14:02
Gjatë gjithë natës dhe paraditen e sotme ka pasur reshje të vazhdueshme dëbore në pjesën më të madhe të vendit.
Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, në pamje duket se reshjet po vijojnë edhe në malin e Dajtit ku qytetarët e zgjedhin shpesh si destinacion për të kaluar fundjavën larg zhurmës së kryeqytetit.
Muaji mars ka hyrë me temperatura shumë më të ulëta se normalja e këtij muaji, me gati 6-7 gradë më ulët. Ditën e nesërme vlerat minimale në zonat malore do të zbresin deri në -5 gradë celcius, ndërsa maksimuni do të luhatet deri në 13 gradë celsius.
Fundjava sjell një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit. Minimumi do të jetë deri në -1 gradë dhe maksimumi deri në 14-15 gradë celsius.
Top Channel