Ngelën në mes të borës/ Komisionieri i Shkodrës bën komentin epik
06/03/2022 16:47
Një prej komisionerëve të ngelur në mes të dëborës në Dukagjin tha për Top Channel se rruga ishte e pakalueshme.
Komisioneri i PS-së u shpreh se ishte faji i Ilir Metës dhe bashkisë së Shkodrës për kushtet në të cilat ndodhej rruga.
“Ishte ora tre e mëngjesit, jam banor i komunës Rrethina, ishim pesë fourisrtrada, me komisioner, votues. Si kjo s’ka qenë asnjëherë se zgjedhjet ishin në kohë vere, është faji i Ilir Metës dhe bashkisë Shkodër, se rruga ishte e pakalueshme, unë do të votoj këtu’, tha komisioneri.
Tashmë në tre qëndra votimi në Shkodër nuk mund të votohet.
Top Channel