Në mes të luftës dhe frikës për jetën, Sandra Ishchenko është shprehur e gatshme të strehojë kafshët shtëpiake të mbetura pas në Kiev.
Ajo mban shpresë se ajo ndërtesë do t’i mbrojë kafshët pasi familjet të cilat i mbanin i kanë lënë për shkak të luftës.
Ata janë larguar nga vendi i tyre me shpresën se do të kthehen sa më shpejt.
“Përpara se Rusia të niste luftën e saj kundër Ukrainës, Sandra Ishchenko drejtonte një qendër për kujdesin e kafshëve shtëpiake të quajtur Qyteti i Qenit. Tani, është një strehë për kafshët shtëpiake, kryesisht qen, të lënë pas nga pronarët e tyre. Njerëzit që lanë kafshët e tyre shtëpiake nën kujdesin e Sandrës, shpresojnë dhe presin që ata të kthehen për të marrë kafshët e tyre pasi lufta të pushojë dhe të jetë e sigurt për t’u kthyer”, sipas CNN.
Top Channel