Celibashi: Komisionerët e PD në Vorë nuk ishin banues, vendimi i KZAZ ishte i drejtë

06/03/2022 10:40

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Top Channel se KZAZ nuk i ka pranuar komisionerët e PD-së në Vorë, pasi nuk ishin banues aty.

Celibashi: Komisionerët e PD në Vorë nuk ishin banues. Me të drejtë KZAZ ka vendosur të mos i pranojë. PD nuk ka sjellë asnjë emër në dijeninë time, me pretendimin që ata kanë, që nuk e di nëse qëndron apo jo.

KZAZ ka bërë këtë kërkesën në KQZ, ne kemi hapur një aplikim për persona që duan të angazhohen, ja kemi dërguar këtë listë KZAZ, e cila e ka rrëzuar. Edhe në rastin kur këta komisionerë do të emërohen, duhet të jenë më vendbanim në Bashkinë e Vorës. Përderisa ata janë 4 anëtarë, nuk ka arsye ti emërojmë këta. Mbi këtë vendimarrje të KZAZ, u ankua PD, por ankesa u rrëzua. KZAZ e ka rrëzuar këtë vendim të KAS.

PD e ka kontestuar vendimin e KAS. Ne jemi duke e verifikuar, sapo kam ngarkuar përfaqësues për të verifikuar si është bërë verifikimi i KAS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA