Blinken: SHBA mund të ndalojë importin e naftës ruse

06/03/2022 16:24

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha këtë të diel se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse.

Sips tij, kjo vjen si një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Kur bëhet fjalë për naftën ruse, dje fola me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar për ndalimin e importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore,” tha ai për CNN.

Shtetet e  Bashkuara kanë njoftuar tashmë një mori sanksionesh  kundër Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës. Hapi i paprecedentë i sanksionimit të eksporteve të saj të naftës ka të ngjarë të çojë në rritje të çmimeve, duke u dhënë një goditje të dhimbshme konsumatorëve në mbarë botën pasi Rusia është prodhuesi numër 2 i naftës në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA