![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/12/ssssss_sd-1-800x450.jpg)
19/12 12:38
Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ-të për Qendrat e Votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Durrësi është një nga 6 bashkitë ku do të votohet më 6 mars për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Në të gjithë bashkinë e Durrësit janë 337 qendra votimi, ndërsa të drejtën e votës e kanë 262 mijë zgjedhës.
Kandidatët për kryetar bashkie janë Emiriana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Top Channel