Vrasje e dyfishtë në Devoll! Vritet në shtëpi nusja dhe vjehrra
05/03/2022 15:54
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të shtunë pasdite në Korçë, ku viktima kanë mbetur dy gra.
Ngjarja ka ndodhur në Progër, rreth orës 15:15, kur kryeplaku i fshatit ka gjetur në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.
Dyshohet se të moshuarat janë goditur për vdekje me sende të forta nga një grabitës. Viktimat janë gjetur me shenja dhunë në trup.
Policia njofton se ka autori është identifikuar si Ali Zili, fqinj me viktimat, dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë, ndërkohë që pritet informacioni nga grupi hetimor, pasi të bëhet ekspertiza e viktimave.
Top Channel