Talibanët i kërkojnë njerëzve të dorëzojnë armët, pronat qeveritare (fotot)

05/03/2022 17:19

Raportimet nga Kabuli dhe provincat e tij fqinje në Afganistan thonë se zyrtarët talibanë kanë nisur një fushatë shtëpi më shtëpi për mbledhjen dhe sekuestrimin e armëve dhe “pronave të tjera të lidhura me qeverinë”.

Në një njoftim për shtyp të zëdhënësit taliban IEA Zabiullah Mujahid thuhet se për të parandaluar vijimin e fushatës arbitrare të spastrimit “është më mirë që njerëzit të paraqiten vetë për të dorëzuar  të gjitha pronat qeveritare.

“Emirati Islamik i Afganistanit i kërkon të gjithë afganëve të dorëzojnë armët, pronat qeveritare dhe objekte të tjera ilegale,  si dhe të japin informacion për vjedhësit e rrrëmbyesit para se ne të vijmë të kërkojmë objektet në shtëpitë e tyre. Ne i kërkojmë njerëzve të bashkëpunojnë me qeverinë duke dorëzuar vullnetarisht armët”, thuhej në deklaratë.

Autoritetet pranonin se operacionet do të marrin fund shpejt nëse objektet dorëzohen vullnetarisht.

Zhvillimi vjen teksa organizata ndërkombëtare dënuan fushatën duke akuzuar talibanët  për trembje të familjeve dhe shkelje të privatësisë së njerëzve, por autoritetet mbronin veprimet duke thënë se operacionet kishin dhënë fryte.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët talibanë kanë nisur një fushatë shtëpi më shtëpi për mbledhjen dhe sekuestrimin e armëve dhe “pronave të tjera të lidhura me qeverinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA