36-vjeçari Ali Zili që dyshohet se vrau dy gra në fshatin Progër, pasi u hyri në shtëpi për t’i grabitur, është ndaluar pak minuta pas krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë pasdite në fshatin Progër, rreth orës 15:15, kur kryeplaku i fshatit ka gjetur në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.

Dyshohet se të moshuarat janë goditur për vdekje me sende të forta nga grabitësi. Viktimat janë gjetur me shenja dhunë në trup.

Ali Zili ishte fqinj me viktimat. Ai dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e Bukurie dhe Fatmira Bamit dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar me sende të forta duke iu shkaktuar vdekjen.

Banorët shprehen se autori ka qenë njeri i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Vetë vëllai i autorit të dyshuar thotë se Ali Zili konsumonte shpesh alkool dhe “kur pinte nuk dinte ç’bënte”. Ai thotë se e ka denoncuar disa herë të vëllanë, por policia e linte të lirë.

Ka dy ditë që është larguar nga shtëpia, kam klajmëruar dhe kryplakun. Ka pasur dhe dhunë në familje. Unë e kam denoncuar disa herë, i kam kërkuar policisë dhe raportin mjeko-ligjor. Kam thënë të mos lirohet se mund të bëjë dhe vrasje, dhe ja ku e bëri. Me familjen nuk kishim asnjë problem, kemi bërë krushqi. Kur erdhi sot, nuk foli fare, rrinte i menduar, ishte i rënduar me alkool”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA