Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Një prej negociatorëve ukrainas në bisedimet me rusët është vrarë nga Shërbimi i Sigurimit pasi dyshohet se tradhtoi vendin duke komunikuar me Rusinë.
Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, Denys Kireev anëtar i delegacionit negociues ukrainas që u takua me Rusinë në bjellorusi, u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.
Denys Kireev u vra gjatë një përpjekjeje për ta arrestuar nën akuzën për tradhti.
Ndërkohë Valdimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë.
Por ministri i jashtëm Lavrov mesditën e së shtunës deklaroi se ende nuk është caktuar data. Ai akuzon presidentin ukrainas se po përpiqet të fusë në luftë Rusinë me NATO-n. Dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat.
Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.
Top Channel