19 pikë diferencë ndajnë Tiranë me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores por jo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptarë që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.
Bardheblutë kryesues të kampionatit pas 23 javësh do të kërkojnë vazhdimësinë duke u konfirmuar si skuadra më në formë e sezonit edhe pse derbi shpesh i ngjan një ndeshjeje që nuk lidhet me formën aktuale të secilës skuadër.
Ndërkohë Partiazanit fitorja 5-0 ndaj Kukësit i ka dhënë një tjetër ritëm dhe aspekti psikologjik i të kuqve ka ndryshuar tashmë që Europa për ta është më pranë edhe nga kampionati jo vetëm nga alternativa e Kupës së Shqipërisë.
Pas një mungese relativisht të gjatë në ndeshjet e shkuara, tifozeria në këtë pragderbi duket se ka një interes të madh. Biletat kanë dalë në shitje që nga dita e mërkurë dhe deri në këto momente janë shitur rreth 10.000 bileta, ç’ka premton për një pjesëmarrje të madhe të dy tifozerive kryeqytetase të cilat gjithmonë kanë qenë qershia mbi tortë e kësaj përballjeje.
Top Channel