Po punonte në një galeri kromi në Bulqizë, dëmtohet gjatë punës 40-vjeçari

04/03/2022 12:20

Një 40-vjeçar këtë të premte është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30, ndërsa i aksidentuar ka mbetur minatori Rasim Laçi, me banim në njësinë administrative Shupenzë. Burimet për Top Channel, thanë se minatori punonte për një nga galeritë private në Bulqizë.

40-vjeçari është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burimet pranë spitalit të këtij qyteti, thanë për Top Channel, se minatori i aksidentuar ka pësuar plagë të rënda në trup, duke i detyruar mjekët të njoftojnë helikopterin për dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e minatorit është e rënduar.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje,  po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA