Nëna mohon bijën “nuse të ISIS” pas aferës me kongresmenin amerikan dhe martesës me xhihadistin në Siri (fotot)

04/03/2022 15:35

Nëna e një nuseje xhihadiste britanike e njohur ndryshe si “Zonja e Pare e ISIS”, e cila kishte një lidhje seksuale me një kongresmen të SHBA, thotë se “nuk do t’ia dijë më për të dhe se është penduar që e ka lindur”.

Tania Joya, nënë e katër fëmijëve e rritur në Middlesex të Britanisë por që tashmë jeton në  Texas me burrin e dytë, ka pasur një lidhje intime me kongresmenin Van Taylor pasi u njoh me të gjatë punës së saj si ish-ekstremiste e ISIS që mundohej të “deradikalizonte elementë të kthyer nga lufta”.

Por nëna e saj Jahanara Choudhury tha për rrjetin MailOnline se nuk dinte gjë për aferën e të bijës pasi e kishte mohuar atë para 20 vjetësh që kur u largua nga Britania për t’u martuar me bashkëshortin e parë, ekstremistin John Georgelas.

Në vitin 2013, ai kishte marrë zonjushën Joya dhe tre fëmijët e tyre në veri të Sirisë, ku me emrin Yahya Abu Hassan, u bë një nga luftëtarët më të rëndësishëm të ISIS. Ai u vra në luftë në vitin 2017.

Zonja Choudhury, 65 vjeçe, ankohej: “Nuk dua t’ia di për të dhe si unë dhe pjesa tjetër e familjes. Kemi ndërprerë të gjitha komunikimet kur ajo u martua me atë burrë”.

“Ajo nuk është më bija ime dhe nuk ka qenë prej kohësh. Jam penduar që e kam lindur”.

“Është martuar kundër dëshirës tonë dhe ne e kemi mohuar”.

Zonja Choudhry shtoi se nuk i kishte ndjekur raportimet për aferën e e Joya me Van Taylor dhe se nuk “ishte e interesuar” në lajmet për to.

“Asnjë në familje nuk merret më me të.  Ajo nuk është më bija ime”.

Pas raportimeve se kongresmeni Taylor po tradhtonte gruan e tij Anne me “nusen e ISIS”  i zgjedhuri në Texas njoftoi se po ndalonte fushatën për rizgjedhjen në post.

Taylor, ish-marins i SHBA dhe veteran i luftës në Irak, konsiderohej si një nga kandidatët e preferuar konservatorë në  2018.

Por disa ditë para zgjedhjeve primare ne SHBA  ai pranoi për rrjetin Dallas Morning News se kishte pasur një aferë me Taylor nga tetori 2020 deri në qershor 2021.

Nga fundi i lidhjes me Taylor, Joya tha se i kishte kërkuar ndiohmë financiare dhe ai i kishte dhënë $5,000 për të paguar një borxh./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
Tania Joya, nënë e katër fëmijëve e rritur në Middlesex të Britanisë por që tashmë jeton në  Texas me burrin e dytë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA