“Bashkë për të çarë rrethimin e së keqes”, Basha mbyll fushatën në Shkodër: Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin

04/03/2022 16:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten pasdite ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës në Shkodër për zgjedhjet e 6 marsit.

Teksa kërkoi mbështetjen për kandidatin e PD, Xhemal Bushati, Basha bëri thirrje që ditën e dielë të gjithë shkodranët të çajnë rrethimin e të keqes për të rikthyer besimin tek e nesërmja.

Në këto zgjedhje, kujdestarit i kemi vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, e guximtarit, fytyrën e Xhamal Bushatit, birit shkodran dhe demokratit shkodran i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë ne errësire, por për të qëndruar të gjithë bashkë. Ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të carë rrethimin e të keqes. Të gjithë masivisht të diele, për një Parti Demokratike, votoni numrin 3 dhe Xhemal Bushatin”, tha Basha.

Në fillim të fjalës së tij, kryedemokrati Basha tregoi edhe një histori personale në lidhje me vizitën e tij të parë në Shkodër, një vizitë të cilën e priste me padurim, për shkak se dëshira për ta vizituar qytetin kishte lindur pas leximit të një libri.

Dua të them vetëm pak fjalë. Së pari, para se të shkelja në Shkodër për herë të parë në jetën time, kam lexuar një librat më të fanshëm për historinë e Shkodrës, prej një nga kronikanët më të famshëm të kohërave shqiptare dhe mesdhetare, Marin Barleti, me veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”. E mbaj mend si sot, që kishte një kopertinë të fortë të gjelbër, ku ishte gdhendur me ngjyrë të zezë kalaja e Rozafës dhe më la mbresa të jashtëzakonshme. Ndoshta nuk isha në moshën e duhur për ta kuptuar ashtu siç duhej atë rrëfim mbi qëndresën e Shkodrës dhe të shkodranëve, por e di, se më ka frymëzuar dhe më ka lindur që në momentet e para dëshirën për të qenë një ditë në këtë qytet. Një dëshirë kjo që mu plotësua dy apo tre vite më vonë. Atëherë gjeta një Shkodër nën komunizëm, të rrethuar nga terrori, të rrethuar nga mjerimi, komunizmi ishte shtrirë anembanë vendit”, tha kryedemorkati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA