24/11 17:59
Endi Tufa, gazetari sportiv rrëfeu për Ëndërrtjerrësit eksperiencën e tij në Top Channel dhe momentet e veçanta.
Këtë eksperiencë ai e konsideron si më të bukurën por edhe shumë stresuese.
Momenti që e përloti atë ishte kur kujtoi kohën kur kishte qenë në transmetim dhe i ati i ka folur.
Në transmetim atij i është thënë që ke pasur fatin që më kaq pak vite eksperiencë je aty ku je dhe e kundërta ndodh me dikë që ka 40 vite eksperiencë dhe nuk e ka atë fat.
Një ndër gjërat që gazetari ndjen keqardhje është që i ati nuk e ka pasur fatin që ai ka pasur.
Top Channel