Një autobot që transporton çimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Qarr.

Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobobotit kanë hapur krahun buzë autostradës.

Pamjet tregojnë qartë djegien në pjesën e pasmë të kabinës, ndërsa për të shmangur djegien totale të autobotit.

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokomin e trafikut në autostradë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel