Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy ishin shpallur në kërkim. Ja për çfarë akuzohen

04/03/2022 13:54

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ekzekutimet e vendimeve penale për:

– Bedri Bendaj, 58 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim;

– Genci Osmanaj, 53 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Ndër të tjera, mësohet se është arrestuar 32-vjecari i identifikuar me inicialet A.T., pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. Z., 47 vjeç, R. M., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– H. B., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Z. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA