Veliaj dhe Rama në mbështetje të Edison Memollës në Rrogozhinë: PS, e vetmja forcë politike që i çon punët deri në fund

03/03/2022 20:32

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Rrogozhinës që të mbështesin kandidatin socialist për këtë bashki, Edison Memolla.

Gjatë takimit ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, Veliaj ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e politikës ndërsa theksoi se PS është një parti e hapur për prurje të reja.

Veliaj i ftoi të rinjtë e Rrogozhinës që t’i bashkohen Partisë Socialiste, si e vetmja force politike që i çon punët deri në fund.

Nëse dikush thotë unë nuk merrem me politikë, por jam aktivist mjedisor, Kryeministri sapo ka çuar një letër në çdo familje për këshillimin kombëtar, ku një nga pyetjet është: je aktivist mjedisor? Por edhe kjo varet nga politika. Pyetja është: a duhet të vihen gjoba edhe për dike që i lë plehrat në ashensor apo kur i hedh nga dritarja? A duhet bere njësoj edhe për një ndërtues që i hedh dherat kudo? Dikush tjetër thotë: unë nuk e kam lidhur fare fatin me Shqipërinë, se mua më vijnë lekët nga jashtë. Edhe për këtë ka një pyetje në pyetësor, sepse edhe kjo ka të bëjë me politikën. 

A duam ne që emigrantët t’i sjellin lekët qe kanë kursyer në Itali ose Greqi, pa taksa? Edhe kjo ka të bëjë me politikën. Dikush tjetër thotë, po jo more unë nuk merrem fare me këto, se unë punoj në privat. Punon në privat? Edhe kjo ka lidhje me politikën. Një nga pyetjet e pyetësorit është: a është normale që të ketë tjetër bilanc kompania në letrat e shtetit, dhe tjetër bilanc kur t’i jep lekët në dorë? Çdo gjë ka lidhje me politikën. Për të gjitha këto, e kemi një rrugë eficente dhe që gjithmonë ia qëllon në shenjë: ajo është Partia Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Top Channel