Ukrainasja rrëfen mes lotësh në “Open”: Kolegia ime u vra, si po na mëson policia të prodhojmë molotov

03/03/2022 22:00

Oksana Ilysevych është një shtetase ukrainase që foli ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh nga gazetarja Eni Vasili, që nga përpjekjet për t’i shpëtuar luftës e deri tek paniku që ka përfshirë kombin.

Vullnetare e ushtrisë ukrainase, çfarë bëni saktësisht?

Unë jam vullnetare për të ndihmuar qytetarët e tjerë në qytetet e rrezikuara për të gjetur akomodim ose që duan të kalojnë kufirin.

Si është gjendja e refugjatëve në Lviv? Sa mund ta kenë kaluar kufirin?

Unë i kam parë statistikat, por nuk i mbaj mend. Di që 80 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë gjatë luftës dhe janë bashkuar për të luftuar ose për të dhënë ndihmë. Njerëz që duan të kalojnë kufirin i duhet 2 orë që ta bëjnë këtë. Po përpiqemi të mbajmë panikun nën kontroll. Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga ushtria ruse, ne po rezistojmë prej 8 ditësh. Ne besojmë tek fitorja.

A ka prani të forcave ukrainase në Lviv?

Nuk i kemi parë. Nuk kemi parë ushtarë këtej.

Prodhoni molotovë artizanalë? Sa të tillë prodhoni e ku i dorëzoni?

Unë nuk i bëj, por ka të tjerë që po. Policia ukrainase i mëson qytetarëve se si t’i bëjë. Gjithashtu dhe të pastrehët mbledhin shishe plastike për të bërë molotov. E gjithë shoqëria është e angazhuar. Një kolege e imja u vra teksa përpiqej të largohej nga Kiev. Të gjithë ukrainasit kanë një urrejtje ndaj rusëve tani.

Si mendoni se do të shkojë?

Ende kam pak shpresë për të ardhmen. Sepse po e shikoni se sa ngadalë po lëviz ushtria ruse. Gjithashtu shpresoj që Bjellorusia nuk do bashkohet me këtë luftë. Kemi ende shpresë që Rusia të humbasë motivimin dhe të ndalojnë.

Top Channel