Putin: Operacioni ynë në Ukrainë po shkon sipas planit

03/03/2022 18:40

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh këtë të enjte, teksa Ukraina ka hyrë në javën e dytë të luftës që i ka shpallur Rusia, se operacioni i tij ushtarak po shkon sipas planit.

Në një fjalim për mediet, Putini akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve të huaj” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.

Por ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime, raporton BBC.

Rusët dhe dhe ukrainasit janë një popull, tha presidenti rus. Duke shtuar se do të shkatërrojë ‘anti Rusinë’ që ka krijuar Perëndimi”.

Top Channel