Putin i drejtohet Macronit: Do e vazhdoj luftën në Ukrainë!

03/03/2022 16:32

Presidenti rus Vladimir Putin, i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron gjatë një telefonate 90-minutëshe, se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Kjo bisedë, për fat të keq ka treguar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake deri në fund”, u tha gazetarëve në një konferencë këtë të enjte rezicenda e presidentit Macron.

Putin dhe Macron patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Putini paralajmëroi Perëndimin se nëse negociatat ruso-ukrainase zvarriten, atëherë Moska do të ketë kërkesa të reja ndaj Kievit dhe se detyrat e operacionit ushtarak special për luftën e saj në Ukrainë do të kryhen.

Po ashtu, Putin ka mohuar bombardimet mbi Kievin dhe ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet, por sipas tij, është faji i Ukrainës.

Top Channel