
Delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan këtë të enjte raundin e dytë të bisedimeve. Mediet ruse raportojnë se takimi ka përfunduar para disa minutash.
Sipas kreut të delegacionit rus Vladimir Medinsky, në këtë takim u diskutua për tre çështje që lidhen me situatën në Ukrainë.
“Ne diskutuam në detaje për tre çështje: çështjen ushtarake, çështjen ndërkombëtare humanitare, çështja e tretë është zgjidhja politike e konfliktit në të ardhmen”, tha ai.
Sipas Medinskyt, qëndrimi i Rusisë është i qartë dhe i është bërë i ditur delegacionit ukrainas në takim.
“Për disa pika, ne arritëm të gjenim mirëkuptim, por çështja kryesore që u zgjidh sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjeve ushtarake”, tha Medinsky.
Mikhail Podolyak, një anëtar i delegacionit ukrainas tha se po diskutohet edhe për mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm “për periudhën kur do të kryhet evakuimi”, ndërkohë që pritet të ketë një raund të tretë bisedimesh.
Top Channel