Macron kritikon Putinin: Po bën gabim të madh, po gënjen veten!

03/03/2022 15:41

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar homologut të tij rus, Vladimir Putinit, duke i thënë se po bënte një gabim të madh me Ukrainën.

Një zyrtar francez tha për Reuters se Macron ka thënë se Putin po genjen veten se mund të pushtojë Ukrainën.

Ti po gënjen veten”, i tha Macron Putinit gjatë telefonatës, tha zyrtari.

Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë“, ka shtuar Macron.

Presidenti rus përsëriti vendosmërinë për të siguruar neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës, qoftë diplomatikisht apo me armë, tha zyrtari për Reuters.

Top Channel