Lavrov: Qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist

03/03/2022 11:12

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përsëriti se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin qytetet, përfshirë edhe Mariupolin.

Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit “tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja”.

Ai i referohet vazhdimisht Hollivudit dhe thotë se njerëzit nuk duhet “të shikojnë vetëm këtë film hollivudian” të shkruar nga mediat perëndimore “ku ka një të keq në fund”.

Ministri i Jashtëm rus thotë gjithashtu se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.

Ai e krahason SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se “në ditët e kaluara, Napoleoni dhe Hitleri kishin një qëllim për të nënshtruar Evropën, tani amerikanët e bëjnë këtë”.

Ai thotë se anulimi i gazsjellësit Nordstream 2 “tregon vendin” e BE-së, duke sugjeruar se SHBA qëndron pas vendimit.

Top Channel