Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Kina hedh poshtë një raport të inteligjencës perëndimore ku thuhej se zyrtarët e saj i kanë kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin në Ukrainë, derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Ne shpresojmë që ata që janë përgjegjës për krizën duhet të reflektojnë mbi rolin e tyre në krizën e Ukrainës, të marrin përgjegjësitë e tyre të duhura dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të lehtësuar situatën dhe për të zgjidhur çështjen, në vend që të fajësojnë të tjerët,” tha sot zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin.
CNN shkruan se raporti është publikuar nga Neë York Times. Më herët, bazuar në një nga burimet, CNN ka bërë me dije se zyrtarët amerikanë e shohin gjerësisht raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim.
Top Channel