Kërkesa e Zelenskyt për NATO-n: Na dërgoni avionë/ Kërkesa për Putinin: Hajde bisedojmë!

03/03/2022 17:40

Presidenti i Ukrainës Zelensky, përmes një konferencë për shtyp, i bëri thirrje këtë të enjte Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë, për të mbrojtur vendin nga pushtuesi rus.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt atëherë më jepni aeroplanë,” tha ai.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se nëse Ukraina pushtohet nga Rusia, radhën më pas do ta kenë dhe shtete të tjera. “Zoti na ruajt port Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, tha ai.

Këto shtete janë pjesë e NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një prej tyre, do të hynte në luftë me të gjithë anëtarët e aleancës.

Zelensky ftoi presidentin rus për t’u ulur së bashku dhe për të biseduar.

Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.

Top Channel