Inteligjenca amerikane: Rusia është gati të zbarkojë në Odesa

03/03/2022 14:58

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia është gati të zbarkojë në Odessa

Forcat ruse do të niseshin drejt Odessa-s dhe do të ishin gati të zbarkonin në qytetin port ukrainas, sipas burimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga televizioni spanjoll “RTVE”.

Nga të njëjtat burime, në Krime tashmë ka disa anije që presin mbërritjen e trupave tokësore për të nisur sulmin nga deti.

Autoritetet e Odessa-s kanë ftuar tashmë qytetarët të shkojnë në një strehë për shkak të rrezikut të afërt të një sulmi.

Top Channel